Flash News

KRYESORE

Veliaj nuk e mban fjalën: Nxënësit e "Vasil Shantos" nisin mësimin me turne te “Sabaudin Gabrani”

Veliaj nuk e mban fjalën: Nxënësit e "Vasil Shantos"

Siç shikohet edhe nga kjo foto, në vend të nxënësve, në këtë ditë të parë të shkollës, ka punëtorë me llaç e tulla te shkolla “Vasil Shanto”. Një pjesë e nxënësve janë transferuar te shkolla “Sabaudin Gabrani”, pas orës 12.30. Shkolla “Vasil Shanto” nuk është gati. Rikonstruksioni i saj filloi vonë, më 8 gusht, pasi kjo shkollë, gjatë qershorit shërbeu si qendër votimi për Njësinë 5 dhe u desh një muaj e gjysmë pas zgjedhjeve derisa të niste rikonstruksioni nga Bashkia e Tiranës. Bëhet fjalë për një rikonstruksion të plotë të shkollës 9-vjeçare “Vasil Shanto”, ku mësojnë rreth 1300 nxënës. Përmirësimit të klasave dhe pajisjes me laboratorë, po i jepet një vëmendje e veçantë edhe rehabilitimit të hapësirave sportive. Në nisje të punimeve Veliaj i siguroi banorët e mësuesit “se në shtator shkolla do të jetë gati për të pritur nxënësit”. Por siguria e tij nuk vlejti sot dhe nxënësit janë pa shkollë.

“Vasil Shanto” është një nga shkollat elitë të qytetit të Tiranës, ndaj po bëjmë një investim i cili të jetë në të njëjtin nivel siç është edhe cilësia e mësimdhënies në këtë shkollë”, tha Veliaj në fillim të gushtit. Rikonstruksioni do vijoje edhe disa jave.

Të fundit