Flash News

KRYESORE

Veliaj nuk mjaftohet me rritjen çmimit, do marrë kredi për ujin

Veliaj nuk mjaftohet me rritjen çmimit, do marrë kredi për ujin

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i ftuar në emisionin e mëngjesit "Koha për tu zgjuar" në News 24 u justifikua për rritjen e çmimit të ujit në Tiranë.

Duke folur për tarifat e reja, që tashmë Bashkia ia ka dorëzuar Këshillit Bashkiak, kryebashkiaku tha se familjet e Tiranës do të paguajnë të paktën sa banorët e Kamzës. E gjitha kjo sipas Veliajt, bëhet që Bashkia të mund të marrë kredi që të sigurojë në të ardhmen investime që e furnizojnë me 24 orë ujë kryeqytetin.

"Çmimi do të rritet të paktën sa për banorët e Kamzës. Si mund të paguhet uji më shtrenjtë në Bathore se sa në Kamëz. Sigurisht ai që ka pishinë të matet mirë dhe ai që vadit tokën me ujin e pijshëm. Në Paskuqan e Babrru iu intereson më mirë ta lidhin zorrën e ujit në Tiranë, uji këtu është aq lirë sa iu leverdis. Ne po flasim për 20 lekë",- tha Veliaj.

Sipas Veliajt, rritja e çmimit të ujit bëhet që Bashkia të mund të marrë kredi që të zhbllokojë ujësjellësin.

"Kur pati deficit financiar Berisha i tha Bankës së Shqipërisë bli hotel Dajtin, ndërsa Bashkisë së Lulzim Bashës i tha bli Lana Bregasin. Që të mbushte deficitin, Basha e la peng ujësjellësin në një bankë të nivelit të dytë. Ne na duhet të marrim një kredi në rastin e një reforme që do sillte ujë 24 orë. Duhen 220 milion euro, e pamundur të të financojë njeri kur nuk ke të ardhura",- tha ai.

Të fundit