Flash News

KRYESORE

Veliaj nuk ndalet, i “doli shpirti” në punë, edhe të dielën në terren...

Veliaj nuk ndalet, i “doli shpirti” në punë, edhe të

Mirë që nuk pushon për vete, por u mori shpirtin edhe nëpunësve të tij, që nuk gjejnë rehat as të dielën. Edhe Zoti e bëri një ditë pushim, por Veliaj jo. Ai rri zgjuar, vetëm punon, nën moton: "Pavarësisht stinës së verës, Bashkia është në punë për të mbajtur premtimet para qytetarëve të saj". Lajmet më të fundit nga Bashkia flasin për banorët e bllokut që kufizohet nga rruga e “Kavajës” dhe “Vëllezërit Manastirli” në kryeqytet që do të kenë më shumë prurje në rrjetin që i furnizon ata me ujë të pijshëm. Rrjeti i amortizuar ndër vite, si pasojë e mungesës së ndërhyrjeve, është rinovuar tërësisht duke zgjidhur përfundimisht problemin e furnizimit me ujë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga deputetja e PS, Vasilika Hysi dhe Drejtori i Përgjithshëm i UKT, Redi Molla, inspektoi punimet që po kryhen për shtrimin e linjës së ujësjellësit në rrugën “Naim Frashëri”, projekt që konsiston në rikonstruksionin e rrjetit ekzistues, si dhe linjave të rrjetit shpërndarës në rrugicat që takohen me këtë rrugë, me qëllim përmirësimin e furnizimit me ujë. Veliaj theksoi se ky investim tregon më së miri se pavarësisht stinës së verës, Bashkia është në punë për të mbajtur premtimet para qytetarëve të saj. Kryebashkiaku deklaroi se grupet e Task Forcës do të vijojnë punën në terren fokusohet kryesisht në zonat periferike, jashtë Bashkisë së Tiranës, në Babrru, në Paskuqan, në Kamëz, për disiplinimin e përdorimit të ujit të pijshëm dhe u kërkoi drejtuesve të Bashkisë Kamëz dhe Vorë që të tregohen bashkëpunues për të ndaluar rastet e abuzimit me ujin e pijshëm.  

Megjithatë sot në Tiranë 30 autobote të UKT vazhdojnë të furnizojnë me ujë (jo të pijshëm) lagje të tëra në kryeqytet, kryesisht zonat e Yzberishtit, Unazës së Re, etj.

Të fundit