Flash News

KRYESORE

Veliaj nuk ndalet. Prishet një tjetër terren sportiv për të ndërtuar kompleks pallatesh

Veliaj nuk ndalet. Prishet një tjetër terren sportiv për të

Një tjetër terren sportiv në Tiranë do të prishet për t’u ndërtuar në të pallate. Bëhet fjalë për fushën e futbollit e cila ndodhet në zonën e Laprakës.

Mësohet se Bashkia ka firmosur lejen që parashikon ndërtimin e një kompleksi pallatesh në zonën ku sot ndodhet fusha e futbollit. Kjo fushë, prej vitesh ka qenë një hapësirë sportive për të rinj e zonës por tashmë ajo do të prishet.

Vetëm pak javë më parë, një tjetër hapësirë për fëmijët e kryeqytetit (Parku i Lojërave ‘7 xhuxhat’) u prish, pasi në truallin në fjalë do të ndërtohet një godinë shumëkatëshe. Ndërkohë, në kryeqytet do të ndërtohen disa objekte të larta për të cilat tashmë është dhënë leja e miratimit.

Të fundit