Flash News

KRYESORE

Veliaj nuk ndalet me shpenzimet marramendëse për sheshin “Skënderbej”, koncerti i radhës kushton mijëra euro

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj nuk ka ndërmend të ndalet aspak me shpenzimet marramendëse që po bën për të reklamuar sheshin “Skënderbej”. Pasi shpenzoi 400 mijë euro ditën e inagurimit, bashkia ka njoftuar se deri në fund të muajt do të zhvillohen koncerte në këtë shesh.

I fundit që ka konfirmuar pjesëmarrjen është reperi Noizy, së bashku me disa anëtarë të tjerë të grupit “OTR”.

Noizy do të performojë më datë 26 qershor dhe përveç pagesës, njofton se kryebashkiaku Veliaj “i ka mundësuar një super skenë gjigande, më kualitet botëror”.

Por sa do i kushtojë buxhetit të bashkisë koncerti i Noizyt? Ai është një prej këngëtarëve më të paguar në Shqipëri e Kosovë, dhe gjatë një interviste në “6 ditë pa Ermalin”, ka pranuar se shifra që merr për një natë arrin në mbi 15 mijë euro. Nëse llogarisim edhe pagesën për Lil Kolin dhe Dj Crax, që do performojnë gjithashtu në koncert, shifra që Veliaj do të paguajë luhatet nga 20 mijë deri në 25 mijë euro. Jo pak për një natë.

Të fundit