Flash News

KRYESORE

Veliaj nuk shkon në zonën e Tahirit, pemët në Kombinat i mbjell kryetarja e PS-së

Prej disa javësh, Erion Veliaj ka nisur fushatën e mbjellës së pemës. Çdo ditë nga zyra e shtypit të bashkisë dalin njoftime që bëjnë të ditur se kryebashkiaku ka mbjellë pemë në zona të caktuara të kryeqytetit.

Por mesa duket, në Kombinat, e cila njihet si zona ku Saimir Tahiri ka mbështetjen më të madhe, pemët nuk i mbjell kryebashiaku por kryetarja e PS-së së Tiranës, Blerina Gjylameti. Kjo e fundit ka postuar në rrjetin social Facebook disa foto ku shkruan se së bashku me ‘Administratorin e Njësisë nr.6 Adriatik Merko ndërrmorëm angazhimin për tu bërë pjesë e nismës “Dhuro Pemë për Tiranën”’.

Rivaliteti mes Saimir Tahirit dhe Erion Veliaj se kush do të jetë pasuesi i Ramës është i njohur. Raportet mes tyre kanë qenë gjithmonë të tendosura dhe kjo është reflektuar edhe në PS-së në ndarjen e mbështetësve dhe ndarjen e zonave.

Të fundit