Flash News

KRYESORE

Veliaj nuk zë mend edhe pas vërejtjes që i bëri Rama

Veliaj nuk zë mend edhe pas vërejtjes që i bëri Rama

Teksa ishte i pranishëm në emisionin ‘Zonë e Lirë’ disa javë më parë Rama i adresoi një vërejtje publike kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Rama i kërkoi Veliajt që kur është jashtë shtetit të mos shpërndajë kronika sikur është në kryeqytet duke punuar.

Por duket se kjo ‘vrejtje’ e Ramës nuk ka ndikuar aspak tek kryebashkiaku. Ditën e sotme Veliaj ka vijuar me të njëjtën mënyrë.

Bashkia ka shpërndarë sot një njoftim ku kryebashkiaku shfaqej sot duke mbjellur pemë në një prej zonave të Tiranë. Kronika u shfaq si gjithmonë në të gjitha televizonet. Por kronika nuk ishte përgatitur ditën e sotme.

Mësohet se Veliaj që prej mbrëmjes së djeshme nuk ndodhet në Tiranë. Ai ka udhëtuar në drejtim të Italisë dhe nuk është kthyer ende në kryeqytet.

Të fundit