Flash News

KRYESORE

Veliaj për protestuesit e ‘Unazës së Re’: Po përdoren politikisht, kauza e tyre është e humbur

Veliaj për protestuesit e ‘Unazës së Re’: Po

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar protestat e banorëve të ‘Unazës së Re’.

Gjatë një interviste në emisionin ‘Koha për t’u zgjuar’, Veliaj e cilësoi protestën e tyre një kauzë të humbur, pasi sipas tij po përdoren politikisht nga PD.

“Kjo është arsyeja që i kam sfiduar të shkojnë në gjykatë, ata e dinë që kjo është një kauzë e humbur, kanë vendosur të përdoren politikisht.

Të thuash jam kundër, nuk shkoj në prokurori, por do përdorem nga partitë është zgjedhja e secilit të përdorë veten”, u shpreh Veliaj, ndërsa moderatori ndërhyri, duke i kujtuar se për këtë tender u vërtetua mashtrimi me firmën “DH Albania”.

“Le të vazhdojë Prokuroria punën e saj, se kush është i korruptuar të shkojë në kokërr të burgut, por qyteti nuk mund të lihet pa unazë. Firmat të kalojnë në procesin më transparent.  Ata nuk janë shumica, sillen si grup seksioni i PD, duke ndërtuar edhe pa leje. Në tiranë po na ndodh nnë lloj bullizmi”, tha Veliaj.

Të fundit