Flash News

KRYESORE

Veliaj përdor policët për propagandë: U plagosën por u treguan qytetarë

Veliaj përdor policët për propagandë: U plagosën por u

Bashkia e Tiranës ka çuar aparatët fotografikë për të kapur momente nga mjekimi i disa punonjësve të Policisë Bashkiake, që morën lëndime të lehta gjatë protestës së banorëve të ‘Unazës së Re’.

(“Jepi ujë, jepi ujë”, humb ndjenjat një protestues në derë të Bashkisë së Tiranës)

Fotot e këtyre policëve janë përdorur për propagandë nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili i vlerëson për qytetarinë e treguar përballë partisë së dhunës.

“Mirënjohje të thellë policëve bashkiakë për qytetarinë e treguar përballë partisë së dhunës, hurit e zjarrit! Shërim të shpejtë oficerëve të plagosur! Si tek Lodrat, Sheshi Skënderbej dhe Pazari i Ri, puna do e mundë dhunën, dhe qyteti do triumfojë mbi barbarinë! Ta harrojnë, Tirana nuk ndalet më”, shkruan kryebashkiaku.

Erion Veliaj refuzon ta njohë çështjen e ‘Unazës së Re’ si një shqetësim të banorëve që rrezikojnë të mbeten në qiell të hapur, por përfshin qëllimisht Partinë Demokratike në debat.

Ekskluzive/ Erion Veliaj i jep vëllait të deputetit të PS tenderin për rikonstruksionin e shkollës në Surrel

Të fundit