Flash News

KRYESORE

Veliaj përgatit banorët para fushatës, prezanton planin e 3 kullave që do ndërtohen në Tiranë

Veliaj përgatit banorët para fushatës, prezanton planin e 3

Kryebashkiaku Erion Veliaj, në faqen e tij në ‘Facebook’, ka publikuar një foto të qendrës së Tiranës. Në të shihet qartë edhe plani per tre kulla shumë-katëshe që pritet të ndërtohen në kryqytet.

Kulla e parë, ndodhet brenda Bankës së Shqipërisë, e dyta do ndërtohet midisi ‘Rrugës së Kavajës dhe të Durrësit’, ndërsa tjetra ngjitur me Ministrinë e Mbrojtjes.

Prezantimi i kullave në këtë moment, ngre dyshime se ndoshta kryebashkiaku po përgatit paraprakisht qytetarët e Tiranës, para  se t'a prezantojë idenë në fushatën elektorale, nëse do rikandidohet sërish nga PS.

Si qytetar i parë i Tiranës, Veliaj është kritikuar shpesh për zvogëlimin e hapësirave të gjelbërta në kryeqytet, pikerisht nga numri i lartë i ndërtimeve.

https://www.facebook.com/ErionVeliaj/photos/p.10157086912166926/10157086912166926/?type=1&theater

Të fundit