Flash News

KRYESORE

Veliaj pret delegacionin e CSU në Tiranë, iu shpreh mirënjohje për vendimin e çeljes së negociatave

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka pritur në Tiranë një delegacion të CSU-së së bashku me kryetarin e Grupit Parlamentar të CSU-së në Landtagun e Bavarisë, Thomas Kreuzer.

Në takim u diskutua për marrëdhëniet mes dy vendeve si dhe perspektivën evropiane të Shqipërisë.

Kreuzer theksoi se Tirana ka pësuar zhvillim dhe mundësi të reja.

Veliaj falenderoi delegacionin për mbështetjen që CSU i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit dhe sidomos për vendimin për çeljen e negociatave.

“Jam shumë i lumtur që kemi pritur një delegacion fantastik nga Bavaria i CSU, një parti e cila ishte kyç në vendimin që Shqipërisë t’i hapen negociatat në BE, ndaj ishte një moment për të treguar falenderim dhe mirënjohje, një mundësi fantastike për të eksploruar pak si po zhvillohemi”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Veliaj theksoi se me vendimin e 29 shtatorit, Bundestagu i dha një mundësi shqiptarëve që të tregojnë se i përkasin familjes së madhe të BE-së.

“Dua të falenderoj delegacionin e CSU që na dha një shans ta provojmë veten si një vend potencial për të qenë anëtar i BE dhe si një hapësirë evropiane që po mundohemi me shumë pasion të ndërtojmë këtu në Tiranë”, u shpreh Veliaj.

Të fundit