Flash News

KRYESORE

Veliaj propozim të ri për banorët e Tiranës: Taksim progresiv për pronën

Veliaj propozim të ri për banorët e Tiranës: Taksim

"Kush ka një banesë më të madhe, do të paguajnë më shumë taksë prone", ky është propozimi i kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ka propozuar taksim progresiv për pronën, njëlloj si tatimi mbi të ardhurat personale nga puna.

“Për familjarët të mbajmë tarifën bazë, por për ata që kanë 500 -1000 metra katror shtëpi, dhe që Bashkia duhet të bëj sforco për t’i çuar shërbimin te vila, patjetër që duhet të ketë një pagim progresiv, dhe është e ndershme ta themi para 30 qershorit”, tha kryebashkiaku Veliaj.

Pagesa për taksën e re të pronës ka filluar të mblidhet që nga janari i këtij viti, ku qytetarët e paguajnë atë në faturën e ujit. Aktualisht, për banesat ato paguajnë 0.05% të vlerës, ndërsa bizneset 0.2% të ambientit ku ushtrojnë aktivitetin.

 

Të fundit