Flash News

KRYESORE

Veliaj publikoi pemën e rrëzuar në protestë, Zhupa i nxjerr fotot e dhunës: Paska reaguar mbjellësi i kullave

Kryebashkiaku Erion Veliaj, publikoi një pemë të rrëzuar gjatë protestës së opozitës, ndërsa shkroi se Tirana nuk harron për këtë akt.

Veliajt i është përgjigjur zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, e cila i ka nxjerrë në Facebook fotot e dhunës kur protestonte dhe kryebashkiaku aktual.

“Paska reaguar edhe mbjellesi i kullave në Tiranë për një pemë të rrëzuar!”, shkruan Zhupa, duke shkruar më tej se Veliaj është mashtrues dhe përgjegjës për vrasjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj.

Reagimi i Zhupës në Facebook:

“Paska reaguar edhe mbjellesi i kullave në Tiranë për një pemë të rrëzuar!

Kur flet dhe ky mashtrues qe eshte pergjegjes per vrasjen e Ardit Gjoklajt eshte kulmi. Ky qe ushtroj dhune mbi policine vetem per pushtetin e tij, ky qe i vjedh cdo dite qytetaret e Tiranes.

Sot nuk u lendua asnje polic edhe pse Edi Rama mezi priste te dhunoheshin sic bente vete dikur ne protesta. Sot policet e thjeshte bashke me qytetaret u trajtuan ne menyre cnjerezore duke i detyruar te qendronin ne mes te gazit te demshem pa maska. I braktisen me pas dhe vetem qytetart u kujdesen per ta dhe per njeri tjetrin.

Cudi si nuk fallsifikove prap gjoba per opoziten, se prokuroria nuk te denon per vrasje jo me per fallsifikim!!!

 

Të fundit