Flash News

KRYESORE

Veliaj pyet qytetarët për shtyrjen e ‘Ditës së Verës’, pedagogu Goci i kujton mungesën e konsultimeve publike për kullat

Ervin Goci, pedagogu dhe aktivisti i shoqërisë civile ka reaguar pas propozimit të Erion Veliajt për shtyrjen e ‘Ditës së Verës’. Në një status në ‘Facebook’, Goci akuzon kryebashkiakun e Tiranës se ky është i vetmi konsultim publik me qytetarët, pasi ka zaptuar qytetin me beton.

Referuar sondazhit të kryebashkiakut, Goci thekson se vendimi është marrë, por thjesht përpiqet të ‘veshë shtrigën nuse’. “Ky është i vetmi konsultim publik qe prej 2015-tes me qytetaret e Tiranes, pasi e ka përdhunuar qytetin me beton ne çdo centimetër te mundshëm. Dhe pyetja është, si thoni ju, a ia vlen me u tërheq nga miliona para te vjedhura për një grusht shi? Dhe përgjigja racionale ne ketë rast, është qe kushdo qe do te ishte ne vendin tënd, sidomos kur je hajdut ordiner, nuk do tërhiqej ; ne ketë aspekt publiku është me ty. Publiku është shume i qarte qe asnjë vendimmarrje publike nuk do sondohej, nëse nuk do ishte marre përpara. Kjo është thjesht sa për ta veshur shtrigën nuse”, përfundon Goci.

Të fundit