Flash News

KRYESORE

Veliaj reagon kundër Bashës: “Tirana nuk funksionon me kunetër, por me punë!”

Veliaj reagon kundër Bashës: “Tirana nuk funksionon me

Ka ardhur edhe reagimi i kreut të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kundër Lulzim Bashës, i cili e “kërcënoi”, “Erion Veliaj, kerme njeriu qe shpif me te njejten lehtesi qe shkel mbi gjakun e femijeve ne Sharre, qe korrupton prokurore e gjyqtare, do te te vije dita shume shpejt”, fill pas intervistës që ai dha në “News 24” në emisionin “Studio e hapur” të gazetares, Eni Vasili.

“Tirana nuk funksionon me kunetër, por me punë, - është shprehur ai, pas përfundimit të rikualifikimit urban të bllokut të banimit pranë Pallatit me Shigjeta. “Një ndër arsyet pse njihet si Pallati me Shigjeta është se Edi Rama, si kryetar bashkie, ishte i pari që vuri dorë në këtë pallat. Megjithatë, besoj se pas katër viteve të gjumit, të gjithë kemi kuptuar se Tirana nuk funksionon me kunetër. Tirana funksionon vetëm me punë, shpresë e optimizëm dhe besoj se vetëm duke zgjidhur çdo ditë nga një problematikë, siç ishte kjo kënetë që kemi pasur tek Pallati me Shigjeta dhe kjo situatë aspak e këndshme ku fëmijët s’kishin një hapësirë, duke e rikthyer në një hapësirë falë duarartëve të Bashkisë dhe të papërtuar edhe në këto ditë vere, vetëm kështu mund të ecim përpara”, tha Veliaj.

 Deklaratën Veliaj e bëri dy hapa larg parkut të lodrave që u zu për t’iu hapur rruga një ndërtimi të madh, ndërtimin për të cilin Veliaj hesht e ia hedh fajin Bashës.

 

Të fundit