Flash News

KRYESORE

Veliaj shfrytëzon protestën e studentëve për të ‘goditur’ banorët e ‘Unazës së Re’. Protestuesit: Në takim ishte nipi i Gramoz Ruçit

Veliaj shfrytëzon protestën e studentëve për të

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka shfrytëzuar vëmendjen që ka tërhequr protesta e studentëve, për të punuar kundër banorëve të ‘Unazës së Re’, të cilët protestojnë prej më shumë se një muaji kundër prishjes së banesave.

Faqja “Mbështetje banorëve të Unazës së Re” njofton për një takim të zhvilluar sot nga Veliaj në orën 07:30. Në këtë takim që Veliaj pretendon se ka zhvilluar me banorët e zonës, protestuesit denoncojnë pjesëmarrjen e punonjësve të bashkisë, truprojave të kryebashkiakut dhe familjarëve të mazhorancës.

Sipas këtij denoncimi, në takim është parë edhe Gjonlek Malaj, nipi i Gramoz Ruçit, kryetar i Kuvendit.

“Erioni ben takime në mënyrë të fshehur si skuth, me 20 badigardë, në oren 7:30 të mëngjesit, se nuk është aq trim të përballet me banorët e Unazës së Re, takimi i tij ishte me spiunët e zonës, me njerëzit pa shkollë, të cilët jan strukturat e Rilindjës. Takimi i tij ka qenë me administratorin e zonës, Adriatik Merko dhe me nipin e Gramoz Ruçit, Gjonlek Malaj, të cilët për shkak të këtyre është bërë edhe devijimi i projektit. Turp të kesh Erion Veliaj, pafytyrësia jote po arrin kulmin. Me takimet e tua fallto”, shkruajnë protestuesit.

Banorët e ‘Unazës së Re’ kërkojnë dëmshpërblim real për banesat e tyre, të cilët planifikohen të shemben si pasojë e zgjerimit të rrugës.

Të fundit