Flash News

KRYESORE

Veliaj shtyn Ditën e Verës, paralajmëron këshilltari: Bojkotojeni! Do ju ‘ushqejnë’ fakenews-in e ERTV-së pas protestës së opozitës

Pas propozimit të kreut të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për shtyrjen e Ditës së Verës nga data 14 në 17 mars, sipas tij për shkak të motit, reagon këshilltari i PD në këtë institucion, Akil Kraja.

Në një status në rrjetet sociale, Kraja paralajmëron qytetarët që të mos bien pre e një “alarmi”, në të cilin sipas tij mund të gjenden indiciet e një antimitingu, një ditë pas protestës kombëtare të opozitës në Tiranë (16 mars).

“Përtej "alarmizmit" të motit, tek ky sondazh mund të gjenden indiciet e një #antimitingu potencial të nesërmen e protestës kombëtare thirrur nga opozita. Qytetarë të Tiranës, mos u bëni vegël e propagandës bashkiake. Nëse dita e Verës shtyhet për të dielën #BOJKOTOJENI! Mos pranoni të keqpërdoreni nga ata që kërkojnë të legjitimohen nga pjesëmarrja juaj në këto aktivitete, ne dukje socio-kulturore, por që në realitet do të ushqejnë vetëm fakenews-in e ERTV-së...”, sqaron Karaj.

Pasi vuri pemën e Vitit të Ri që në tetor, Veliaj shtyn edhe Ditën e Verës: E festojmë me 17 mars më mirë?

Të fundit