All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Veliaj: Shumë probleme nuk na kanë ardhur nga pushtuesit, por nga një minorancë brenda nesh

Veliaj: Shumë probleme nuk na kanë ardhur nga pushtuesit, por nga
All - Paragraf - 1

Kreu i Bashkisë, Erion Veliaj ka përkujtuar 75-vjetorin e çlirimit të Tiranës si një ditë që duhet të nxisë çdo kënd për të reflektuar.

All - Paragraf - 3

Gjatë fjalës së tij pranë monumentit të Ushtarit të Panjohur, Veliaj tha se shumë probleme nuk na kanë ardhur nga pushtuesit, por nga një minorancë brenda nesh.

“Mirë është të dimë edhe palën tjetër, pasi ka shumë prej atyre që vazhdojnë edhe sot të bashkëpunojnë me fashizmin, duke minuar të vërtetat e luftës. Faktet flasin në favor të betejës sonë, që nuk ishin këtu të bënin një xhiro, por si pushtues. Kjo e bën Tiranën unike në Europë, si i vetmi kryeqytet i vetëçliruar me forcat e veta pa prezencën e trupave sovjetike dhe shembullin për pjesëmarrjen aktive të banorëve.

Sot edhe gjykojmë se ku jemi, shumë nga problemet nuk na kanë ardhur nga pushtuesit, por shpesh nga një minorancë brenda nesh që kundërshton çdo progres. Sot do të shikojmë inaugurimin e stadiumit kombëtar. E them këtë për të kujtuar se punët e mira i pengojmë vetë, intrigat i prodhojmë vetë, keq për Shqipërinë flasim vetë, sabotimin e bën një pjesë prej nesh. Ka ardhur koha të reflektojmë nga LIIB, pra kur ne shqiptarët bëhemi bashkë, nuk ka forcë që na vë poshtë dhe nuk ka betejë që nuk e fitojmë”, u shpreh kryebashkiaku.

Të fundit