Flash News

KRYESORE

Veliaj sulme opinionistëve dhe opozitës: Analistët gjobisin politikanë dhe biznese; Basha, me 4 vila në vit tërmeti

Veliaj sulme opinionistëve dhe opozitës: Analistët gjobisin

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, ka zhvilluar një Asamblenë e PS-së në njësinë numër 1 në Tiranë. Me socialistët në kërkim të një mandati të tretë qeverisës, Veliaj e ka cilësuar partinë së cilës i përket, si “një një forcë politike e cila mendon për njerëzit.”

“PS është një forcë politike që mendon për njerëzit. Na duhet mandati i tretë për të çuar më larg punët. Ata që dërdëllisin nëpër emisione kanë nga 10-11 shtëpi”, tha Veliaj, ndërsa nuk ka kursyer as sulmet politike ndaj kryedemokratit Basha dhe opinionistëve në media.

Sipas Veliajt, analistët gjobisin politikanë dhe biznese çdo natë, ndërsa shtoi se opozita jashtë-parlamentare mendon vetëm për veten.

Analistët çdo natë gjobisin politikanë dhe biznese. Ata mendojnë vetëm për hallin e tyre, se ku janë në listë. Partia e opozitës jashtë-parlamentare ka 8 vite që nuk flet për hallet e popullit.

Basha sapo u bë me 4 vila të reja në vitin e tërmetit. Ata vënë gjoba biznesmenëve, i japin vilat për të qenë rehat. Opozita jashtë Kuvendit do kthehet për vota tek ju, por do jetë shumë vonë”, tha Veliaj.

Të fundit