Flash News

KRYESORE

Veliaj 'tërheq’ provokimin e qëllimshëm të Bushatit: S’është ambicia ime të bëhem kryeministër

Veliaj 'tërheq’ provokimin e qëllimshëm të

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka mohuar deklaratën e mikut të tij, deputetit Ervin Bushati se ai do të  jetë kryeministër i ardhshëm i vendit.

Ne emisionin 'Open', Veliaj kembenguli se nuk eshte ne ambicien e tij te merret me një ngarkesë të tillë politike. “Nuk është fare, ambicia ime politike të merrem me një ngarkesë të tillë politike. Nëse do merrem me punët e qytetit nuk mund të merrem dhe me atë. Po ta keni vënë re unë nuk mungoj kurrë në mbledhjet e bashkisë, jam i fokusuar aty, pra”, deklaroi Veliaj.

‘Provokimi’ i Bushatit ne 'Top Talk' bëri bujë në media, aq sa u detyrua të tërheqë deklaratën duke thënë se, ajo është nxjerrë nga konteksti. Megjithatë, moderatori i emisionit Top Talk, Denis Dyrnjaja këmbënguli Bushati ‘sponsorizoi’ Veliajn për postin e kreut të qeverise, në rast se kryeministri Edi Rama do të japë dorëheqjen.

Të fundit