Flash News

KRYESORE

Veliaj tha se shpëtoi shkollën ‘Kosova’ se do bëhej pallat, 100 metra më tej prishi një park për të ndërtuar një kullë

Ditën e djeshme, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet për rikonstruksionin e shkollës ‘Kosova’. Në postimin e shpërndarë në rrjetin social Facebook, Veliaj shfaqet si ‘shpëtimtar’ ku thotë se Bashkia e kaluar donte të ndërtonte pallat në vendin ku ndodhet shkolla.

“Shkolla më e bukur në Shqipëri, shkolla “Kosova”.

Në datën 17 Shtator fillon si 9 vjecare ish-fillorja ku unë dhe shumë ish nxënës kemi kujtimet e fëmijërisë tonë! 🇦🇱 😍

Bashkia e kaluar donte të ndërtonte pallat, 🤦‍♂️ por ne e bëmë sërish shkollë.😉 Në fund të ditës nuk janë llafet e gam-gamet ajo që tregon çfarë vendimesh kemi marrë, por projektet që ngelen në fund”, shkruante Veliaj në Facebook.

Por mesa duket Veliaj ka harruar që pak metra më tej nga shkolla ‘Kosova’ me firmën e tij është prishur një kënd lojërash për të ndërtuar një pallat. Bëhet fjalë për parkun e lojërave ‘7 xhuxhat’ i cili tashmë është kthyer në një gropë ku pritet të ngrihet një objekt shumëkatësh.

Parku '7 xhuxhat'

 

Të fundit