Flash News

KRYESORE

Veliaj “thumbon” opozitën: Ata e kanë mendjen te listat partiake, unë mendoj vetëm për hallet e popullit

Veliaj “thumbon” opozitën: Ata e kanë mendjen te listat

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj akuzon opozitën e bashkuar se janë të shqetësuar vetëm te renditja në listën e partisë, teksa ka komentuar debatin aktual mbi Kodin e ri Zgjedhor që u miratua një ditë më parë në Kuvend.

Duke folur në Open në Top Channel, Veliaj thotë se ndryshe nga ata, ai mendon vetëm për hallet e njerëzve.

“Ata e kanë mendjen te renditja në listë. Në cilën listë jam, ku e kam vendin në listë. Ndërsa ne e kemi mendjen te lista e halleve të qytetarëve.  Ne e kemi mendjen te lista e shtëpive që do ndërtojmë pas tërmetit.

Opozita flet për listat elektorale. Ne flasim për një tjetër listë, shkollat që ndërtojmë, shtëpitë që po u japim çelësat. Ne kemi dy anë, një anë që po flet për listat dhe një për punën. Në orën 4 të mëngjesit kur bie tërmeti, kush i jep dum këtij muhabeti. Një që kthehet dhe fle nga ana tjetër, apo një person që thotë ku janë zjarrfikëset, strukturat”, thotë kryebashkiaku i Tiranës.

Të fundit