Flash News

KRYESORE

Veliaj u bën apel bizneseve: Hapni vende pune për të prekurit nga tërmeti

Veliaj u bën apel bizneseve: Hapni vende pune për të prekurit nga

Kreu i Bashkisë Erion Veliaj u kërkoi bizneseve që në prag të festave të fundvitit t’u mundësojnë punësim të gjithë të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit. Sipas tij, kjo do të jetë dhurata që do të bëjnë për festat e fundvitit.

Deklarata e kryebashkiakut u bë në takimin falënderues me të gjithë punonjësit socialë dhe vullnetarët për ndihmën e pakrahasueshme që dhanë në këto ditë të vështira.

“Dua të thërrasim një konferencë të të gjithë bizneseve kryesore të Tiranës dhe t’i themi, dhurata që ju do t’i bëni këtij qyteti për Vit të Ri edhe për Krishtlindje është punësimi i “X” njerëzve. Pra ne duhet të japim tani edhe listën e njerëzve në fshat dhe në qytet që ju ra tavani, që u ra shtëpia, që e kanë shtëpinë e pabanueshme. Nëse ne arrijmë ta kthejmë këtë krizë në një oportunitet dhe në një mundësi do të jemi realisht fitimtarë”, tha Veliaj.

Veliaj shtoi se është përpiluar plani ambicioz për krijimit të lagjeve të reja që do kenë të gjithë infrastrukturën e nevojshme.

“Unë besoj që çdo krizë është një mundësi, çdo gjë që prishet është shans për diçka që të rregullohet. Kemi një shans urbanistik bashkë me kryeministrin, bashkë me qeverinë të dizenjojmë këto tre lagje të reja. Kemi filluar punën në disa prej këtyre, kishim filluar gjithsesi sepse ishin zona të qytetit që kishin mbetur periferike dhe pa shumë zhvillim.

Është një mundësi në ekonomi nëse ne këtë e kthejmë në avantazh vitin tjetër që është 100 vjetori i Tiranës si kryeqytet”.

Të fundit