Flash News

KRYESORE

Veliaj u jep të drejtë studentëve, por i çon drejt dialogut me Ramën

Veliaj u jep të drejtë studentëve, por i çon drejt

Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili “u zhduk” për disa ditë nga televizionet shqiptare, në prononcim për Top Channel nga Londra, shprehet se studentët kanë të drejtë për kërkesat e tyre, megjithatë i çon dret dialogut me Edi Ramën.

"Nëse studentët ulen, maksimizojnë këtë mundësi fantastike, ne mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme bashkë", tha ai.

Veliaj u shpreh se bashkia nuk ka kompetenca për arsimin e lartë, por sipas tij, ka “vetëm admirim për mënyrën se si janë organizuar studentët”. Ai u shpreh se reforma në arsimin e lartë është keqkuptuar, ku rektorë dhe dekanë kanë marrë vetëm privilegjet dhe jo përgjegjësitë.

Prononcimi i Veliajt:

 “Thirrja ime për studentët është mos u influenconi nga partitë! Unë e di që në çdo fakultet dhe në çdo klasë janë lacat e partive që mundohen të ndezin disa zjarre të paqëna . Thirrja ime është mos mendoni për ata politikanë që kanë hallin vetëm të zgjedhjeve të ardhshme, Kryeministri i vendit dhe unë s’kemi fare merak zgjedhjet e ardhshme por sigurisht që kemi merak gjeneratën e ardhshme, ndaj thirrja ime është injoroni partitë.

PD e LSI ka hallet e veta dhe nuk mund të zgjidhë hallet e veta duke përdorur hallin e studentëve. Nëse studentët ulen, maksimizojnë këtë mundësi fantastike, ne mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme bashkë.

Bashkia do ta emetonte (kartën e studentit) nëse universitetet do kishin ngelur të gjitha shtetërore. Për sa kohë që morën pavarësinë e tyre, kjo është një ndër detyrat që duhet të bëjmë, megjithatë pranoj më kënaqësi ta emetoj kartën e studentit por kjo është gjithashtu një gjë tjetër për të cilën duhet të ulemi.

Ne duhet të ulemi për t’u siguruar që me kartën e studentit, universiteti i Tiranës mund të shkonte në palestrën e Universitetit të Sporteve, me këtë kartën e Universitetit të Sporteve mund të shkonte në Bibliotekën e Politeknikut, por kjo janë të gjitha detaje që nëse universitetet nuk i realizojnë dot vetë, siç ishte plani fillestar, prapë mund t’i bëjë Bashkia por pa u ulur e pa diskutuar se çfarë platformash do vendosim në këtë kartë është e kotë që ne të themi po, po, po dhe ndërkohë nuk e implementojmë dot sepse nuk i kemi këto informacione dhe këtë dakordësi nga studentët dhe fakultetet”.

Të fundit