Flash News

KRYESORE

Veliaj u mëson fëmijëve plagjiaturën, u prezanton projektin e vjedhur të teatrit

Veliaj u mëson fëmijëve plagjiaturën, u prezanton projektin

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka pritur në zyrën e tij disa fëmijë të shkollës Faik Konica me të cilët ka diskutuar rreth projekteve të fundit të bashkisë.

“Super nxënësit e Faik Konicës. Po kjo biçikleta si punon? A do shtojmë korsi të reja? A do ketë shfaqje për fëmijë ky teatri i ri? Ta marr edhe një biskotë? Çfarë kursesh do ketë për ne te Piramida? Sa shumë pyetje, sa shumë kuriozitet, ama mbetet pjesa më e bukur e ditës!”, ka shkruar Veliaj.

Në videon e publikuar nga bashkia, ra në sy se Veliaj u prezantoi fëmijëve edhe projektin e Teatrit të ri Kombëtar, i cili rezultoi se është projekt i vjedhur nga një studio ukrainase, që drejtohet nga Ira Miroshnikova. Kjo e fundit e kishte bërë këtë projekt për Teatrin e Operas së Koresë së Jugut.

Të fundit