Flash News

KRYESORE

Veliaj u shuan çdo shpresë banorëve të Shkozës: Edhe familja ime të kishte shtëpinë aty, do e shkatërroja

Veliaj u shuan çdo shpresë banorëve të Shkozës: Edhe

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u ka shuar çdo shpresë banorëve të Shkozës duke paralajmëruar prishjen e shtëpive të tyre. I ftuar në emisionin ‘Opinion’, Veliaj u përpoq të hiqte çdo përgjegjësi mbi këtë çështje, megjithatë u sigurua të theksojë se shtëpitë do të shkatërrohen.

“Jemi në një situatë ku disa banorë të qytetit im kanë ndërtuar pa leje, në një rrugë që i shërben 99.9% të banorëve të tjerë të qytetim tim. Edhe familja ime të kishte shtëpinë aty, do zbatohej ligji si gjithë të tjerët”, u shpreh Veliaj.

Veliaj nuk iu përgjigj pretendimit të banorëve se nuk kanë ndërtuar mbi shtratin e lumit, por është projekti i ri që e sjell shtratin e lumit pranë shtëpive të tyre.

Të fundit