Flash News

KRYESORE

Veliaj vijon të reklamojë pemët në Facebook, asnjë fjalë për shkollën që ju shemb tavani

Ditën e djeshme, në një prej klasave në shkollën 9-vjeçare ‘Osman Myderizi’ në Tiranë u shemb një pjesë e tavanit dhe për pasojë mbeti e lënduar një mësuese ndërkohë që fatmirësisht nuk pati nxënës të lënduar.

Për shkollën në fjalë, Veliaj kishte bërë një postim në rrjetin social Twitter në vitin 2016, ku tregonte se tek shkolla ishin duke u bërë disa rikonstruksione, madje këtë postim e shoqëronte edhe me foto.

Pro që prej ditës së djeshme, kur një pjesë e tavanit u shemb duke sjellë edhe lëndimin e mësueses, Veliaj dhe bashkia nuk ka bërë asnjë reagim. Kryebashkiaku është shumë aktiv në rrjetet sociale, duke reklamuar aty edhe mbjelljen e një peme, por për këtë rast mesa duket nuk ka gjetur fjalë.

Që prej momentit që ka ndodh ngjarja dhe deri pasditen e sotme, Veliaj ka bërë 5 postime në profilin e tij në Facebook, por nuk ka thënë asnjë fjalë për ngjarjen tek shkolla ‘Osman Myderizi’.

 

 

Të fundit