Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Veliajt i mbarojnë cepat e pallateve, hap “sheshin e ri” të inaguruar nga Rama 10 vite më parë
Në një kohë kur një lulishte e madhe po shkatërrohet te Policia Bashkiake pas vendimit të kryebashkiakut Erion Veliaj për të ndërtuar kompleks pallatesh, këtij të fundit i kanë mbaruar cepat e pallateve ku vendos dy-tre lodra të vogla dhe i reklamon si parqe për fëmijët.
Veliaj ka qenë sot në lulishten pranë stadiumit ‘Selman Stërmasi’, ku pretendon se ka hapur një shesh të ri kreativ, me investime në lodra, ndriçim, gjelbërim dhe stola. E vërteta është se kjo lulishte ndodhet në gjendjen ku është sot që nga koha kur kryebashkiak ishte Edi Rama. I vetmi investim i kryebashkiakut aktual janë vendosja e lodrave, pasi të vjetrat u shkatërruan për shkak të neglizhencës dhe viteve.
Asnjë metër hapësirë nuk i ka shtuar Veliaj kësaj lulishteje, asnjë ndriçues apo stol më shumë nuk ka vendosur dhe asnjë pemë nuk ka mbjellë pasi të gjitha ishin aty, përpara se ai të shkonte dhe të bënte foto.
Njoftimi i bashkisë së Tiranës:
Banorët dhe fëmijët e Njësisë Nr. 5 në Rr. “Sulejman Delvina” kanë një shesh të ri rekreativ dhe kënd lojërash për të kaluar kohën e lirë. Jetëzimi i sheshit u mundësua nga Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Kompaninë TRING dhe përfshin module të ndryshme lojërash, ndriçim dhe gjelbërim të zonës.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, përuroi këndin e 18 të lojërave në kryeqytet, ku theksoi se bashkia është e fokusuar te punët konkrete për të transformuar kryeqytetin. “Sapo hapëm këndin e 18-të të lodrave në Tiranë. Një vit më parë, kur bëhej gjithë ajo histeri dhe ai sherr për këndin e lojërave te Liqeni, premtuam se do të bënim 11 në secilën prej njësive urbane të Tiranës, por sot kemi kapur numrin 18. Jam shumë i lumtur sepse kur fokusohemi te puna, kur merremi me gjëra konkrete, kur nuk merremi me llafe, stërkëmbësha e ulërima, mund të bëjmë punë të mrekullueshme në Shqipëri dhe në Tiranën tonë”, theksoi Veliaj.
Ai kërkoi prej të gjithë qytetarëve që të kujdesen për veprat publike të cilat janë në të mirë të komunitetit. “Më vjen mirë që të gjithë superheronjtë e vegjël do kujdesen që këndi të jetë i pastër, që të rriturit nuk e prishin dhe që sa më shumë fëmijë ta shijojnë gjatë verës, duke qenë se një pjesë e madhe e shkollave dhe kopshteve e kanë pushim, edhe pse kopshtet e çerdhet publike do të vazhdojnë të punojnë gjatë gjithë verës”, deklaroi Veliaj. Ai garantoi se Bashkia e Tiranës do të vijojë këtë vit me ndërtimin e 11 këndeve të reja në zona të ndryshme të kryeqytetit, duke krijuar më shumë hapësira për të vegjlit.
Veliaj u ndal dhe te çështja e furnizimit me ujë të pijshëm të kryeqytetit në këto ditë të nxehta dhe të një thatësire të zgjatur që ka prekur shumë vende të Europës. Kryebashkiaku u kërkoi qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm në përdorimin e ujit të pijshëm në këtë situatë jo të lehtë. “Kemi kaluar një situatë jo të lehtë në Tiranë sa i përket çështjes së ujit të pijshëm. Dua të ftoj të gjithë qytetarët për pak solidaritet. Kjo do të thotë se fati i dikujt tek Astiri që s’ka ujë është i lidhur me fatin e dikujt në Kinostudio që po vadit bahçen; fati i dikujt në Tiranën e Re që s’ka ujë është i lidhur me fatin e dikujt në Shkozë i cili po lan lokalin. Do të thotë që në këtë qytet, vërtet jemi 1 milionë banorë, por fatet i kemi të lidhura bashkë, ndaj është shumë e rëndësishme që të tregojmë solidaritet”, tha ai.
Kreu i Bashkisë tha se qytetarët duhet të shmangin shfrytëzimin e ujit të pijshëm për ujitje apo për larjen e automjeteve, si një mundësi për të shfrytëzuar maksimalisht rezervat hidrike. “U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që le të presë makina, le të presë bahçja ose të përdorim ujë pusi, por le të mos lëmë pa ujë njerëz në zona si ajo e Astirit. Vërtet nuk është gjithë Tirana, është 10-15% e kryeqytetit në këtë situatë, por është mjaftueshëm e dëmshme për të kuptuar që dikush tjetër që po abuzon për të freskuar rrugën e vet për të vaditur bahçen e për të larë makinën, realisht po lë një familje tjetër në Tiranë pa ujë”, u shpreh Veliaj.
Ai shtoi se Bashkia e Tiranës është e vendosur të marrë të gjitha masat e nevojshme për të disiplinuar përdorimin e ujit të pijshëm dhe për prerjen e lidhjeve të paligjshme. “Bashkia do të vijojë me gjobat dhe me ndërprerjet e lidhjeve të paligjshme, ku shumë prej tubacioneve tona janë kthyer si kulluese makaronash. Bashkia e Tiranës nga sheshi “Skënderbej” tek Lana përdor puse për vaditje, pra për të mos hyrë në rrjetin e ujit të çezmës dhe të ujit të pijshëm”, deklaroi kryebashkiaku Veliaj.
Në sheshin rekreativ dhe këndin e lojërave të ndërtuar në zonën e njohur si stadiumi “Selman Stërmasi”, të gjitha materialet e përdorura janë të certifikuara sipas standardeve të BE-së duke rritur në këtë mënyrë sigurinë e fëmijëve që luajnë. Gjithashtu, përveç rikualifikimit estetik të zonës së banuar nëpërmjet planifikimit dhe shtimin të gjelbërimit, një tjetër element i rëndësishëm është ndërtimi i infrastrukturës për rekreacion pasiv për të rritur (stola, hije).
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38