Flash News

KRYESORE

Velipojë/ Denoncon ish-deputeti: Shembjet e IKMT vetëm ndaj atyre që denoncuan PS në dy zgjedhjet e fundit

Aksioni i IKMT i nisur sot në vijnë bregdetare të Velipojës është shoqëruar me përplasje, për shkak të rezistencës nga ana e pronarëve.

Sipas tyre, ata nuk janë vënë në dijeni për ndërhyrjen dhe se po bëhen diferencime për shembjen e ndërtesave ta leje.

Ish-deputeti i PD, Romeo Gurakuqi shkruan në rrjetet sociale se shembja po kryhet vetëm ndaj titullarëve që kanë denoncuar skuadrat e mbledhjes se votave për PS në Njësinë Administrative Velipojë në dy zgjedhjet e fundit.

“10 qershor 2020. Velipojë, Shkodër. Jemi 10 ditë pas fillimit të sezonit turistik. Forcat Paramilitare të PS, të organizuara nën repartet e MPB dhe IKMT, me një liste në dore, kanë filluar shembjen selektive të hoteleve dhe lokaleve të shërbimit ne pronësi te qytetareve të Bashkisë Shkodër.

Nuk behet fjalë për nje urdhnim te padallimte në respekt te ligjit, por për një shënjestrim të diferencuar vetëm ndaj atyre titullarëve, që kane refuzuar dhe denoncuar skuadrat e mirënjohura të mbledhjes se votave për PS në Njësinë Administrative Velipojë në dy zgjedhjet e fundit.

Ligji është njëlloj per te gjithë, ndërkohe qe ne Shkodran qe mpaket çdo dite, pushteti dhe shërbëtoret e tij godasin vetëm ata qe nuk kanë mbrojtje politike në Tirane”, shkruan ish-deputeti i PD.

Të fundit