Flash News

KRYESORE

Velipojë/ “Jeni privat a c’jeni”, sherr mes policisë dhe pronareve të lokaleve pas aksionit të IKMT

Është shoqëruar me tensione dhe rezistencë nga ana e pronarëve të subjekteve si bare, restorante apo kioska të ndryshme në Velipojë, nisja e aksionit të IKMT për shembjen e objekteve të cilësuara pa leje, në nisje të sezonit turistik.

Siç duket edhe nga këto imazhe, pronarët ankohen se nuk janë njoftuar për këtë ndërhyrje.

“Pse nuk jepni shpjegim, a jeni privat a cfarë jeni?”, dëgjohet një prej pronarëve në rezistencë me punonjësit e policisë që kanë shoqëruar aksionin e IKMT.

Kujtojmë, se më herët edhe kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi ngriti këtë shqetësim në mbledhjen e Task-Forcës me ministrin e Turizmit, Blendi Klosi dhe atë të Brendshëm, Sandër Lleshaj, ndërsa më pas shqtësimit iu bashkua edhe kreu i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu.

Lexo edhe: Aksion në orët e para të mëngjesit, IKMT nis shembjen e godinave në plazhet e Shkodrës, Velipojës dhe në Karaburun

Të fundit