Flash News

KRYESORE

Veliu merr detyrën, ‘kritika’ për punën e Çakos: Ristrukturim të policisë, ka profesionistë por nuk kanë qenë në vendin e duhur

Veliu merr detyrën, ‘kritika’ për punën e

Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka marr zyrtarisht detyrën në ceremoninë e zhvilluar pasditen e sotme. Në fjalimin e tij, ra në sy, se Veliu nuk përmendi për asnjë moment emrin e paraardhësit të tij në këtë detyrë, Haki Çako.

Përkundrazi, Veliu tha se poilcia ka nevojë për një ritëm të ri, më dinamik ndërsa u shpreh se në polici ka njerëz të kualifikuar dhe profesionistë por ata jo gjithmonë kanë qenë në vendin e duhur.

“Policia ka nevojë për një ritëm të ri, më dinamik në të gjitha nivelet për të qenë më rezultative në realizimin e të gjitha strategjive të miratura për rendin, dhe kjo do të ndodh.

Ka nevojë për një ristrukturim të efektshëm si në nivel qëndror ashtu edhe në atë vendor. Policia e shtetit sot ka nevojë për menaxhim më eficent të burimeve njerëzore. Në polici nuk mungojnë njerëzit e kualifikuar e profesionistë, po ashtu jo gjithmonë kanë qenë në vendin e duhur.

Vënia në eficentë e kapaciteteve njerëzore, trajnimi i tyre i mëtejshëm , ngritja në vazhdimësi e kapaciteteve të reja, vlerësimi dhe monitorimi i vazhdueshëm i punës së punonjësve të policisë do të jetë objektivi kryesor i punës së policisë në të ardhmen”, u shpreh ndër të tjerash Veliu.

Të fundit