Flash News

KRYESORE

Veliu takim me kolonelin kolumbian: Krimi nuk njeh kufi, i shtrin tentakulat kudo

Veliu takim me kolonelin kolumbian: Krimi nuk njeh kufi, i shtrin tentakulat

Policia e Shtetit mbajti konferencën me temë “Çështjet e Krimeve Transnacionale lidhur me trafikimin e narkotikeve dhe trafikimit/kondrabandimit të qënieve njerëzore" , ku i ftuari kryesor ishte kolonel Gelber Hernando Cortes Rueda nga Policia Kombëtare Kolumbiane.

Ai relatoi në takimin ku morën pjesë drejtues të policisë nga qarqet me të rëndësishme kufitare, portet detare, pikat e kalimit kufitar dhe zyrave të hetimeve kriminale ne vend.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Shtetit Ardi Veliu, Drejtor i INL Juliet Craven dhe Agjenti Special i DSS, theksuan rëndësinë e partneriteteve ndërkombëtare për zbatimin e ligjit.

Sipas tyre, “ krimi nuk njeh kufi, por ka vetëm një qëllim, të shtrijë tentakulat dhe të veprojë kudo”.

Gjatë konferencës, doli në pah domosdoshmëria e shtimit të aksioneve të përbashkëta, me të gjitha agjencitë e zbatimit të ligjit kudo në botë dhe rritja e forcës goditëse në luftën ndaj krimit të organizuar, korrupsionin dhe trafikimit të paligjshëm, me qëllim shkatërrimin e tyre.

Konferenca u mbajt me mbështetjen e Byrosë Ndërkombëtare të Luftës Kundër Narkotikeve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) dhe me koordinim të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë (DSS) Zyra e Hetimeve Kriminale.

Të fundit