Flash News

KRYESORE

Vëllai i Aulon dhe Igli Tares në krye të portit të Durrësit; vjet u përfshi në dosjen e antimafias si pronar i ‘Top Bast’

Vëllai i Aulon dhe Igli Tares në krye të portit të

Genti Tare është emëruar në krye të portit të Durrësit. Vendimi është marrë sot nga ministrja e Transportit, Belinda Balluku, e cila shkarkoi nga kjo detyrë Afrim Bakajn.

Genti është vëllai i Igli Tares, ish-kapiten i Kombëtares së futbollit, dhe i Auron Tares, kryetar i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit. Ai ka mbajtur më parë postin e Konsullit të Republikës së Shqipërisë në Stamboll.

Në nëntor të 2018-ës, emri i Genti Tares u shfaq në dosjen e antimafias italiane, e cila u bë publike pas arrestimit të 68 personave dhe sekuestrimit të 1 miliard eurove. Personat e arrestuar ishin përfshirë në një organizatë ndërkombëtare të specializuar në lojërat e fatit dhe basteve.

Në këtë dosje, emrat e Genti dhe Igli Tares përfshiheshin si pronarë të dyshuar të kompanisë së basteve ‘Top Bast’, që funksiononte në Shqipëri.

“Rezulton që Top Bast ka një kapital prej 22 milionë lekë, e ndarë në 22000 kuota me vlerë normale 1000 lekë secila, në zotërim të Ermal Bajramit. Ne fakt rezulton që shoqëria është në pronësi të vëllezërve Genti dhe Igli Tare, respektivisht konsull i Shqipërisë në Turqi dhe drejtor sportiv i Lazios. Ky fakt vërtetohet nga një email të datës 20 nëntor 2014 me të cilat Fabrizio Gerolla tregon Francesco Martiradonna që është i kontaktuar nga Genti Tare me të cilin duhet të takohej, por që para takimit duhet të hartonin planin e transaksionit: Idea ishte që kompania Bet 1128 (prona e Martiradonna) duhet të regjistronte një degë në Shqipëri, Martiradonna duhet të blinte 50% e aksioneve të Top Bast dhe ndërkohe disa nga pikat e basteve të Top Bast do kalonin nën një brand të ri me emrin e Bet 1128”, shkruhej në dosjen e antimafies.

Gjithsesi, edhe pse përfshiheshin në këtë dosje, autoritetet italiane nuk ngritën asnjë akuzë ndaj vëllezërve Tare.

Të fundit