Flash News

KRYESORE

Vëllai i deputetes socialiste zgjidhet kryetar i Inpektoriatit të Lartë të Drejtësisë

Në seancën parë plenare për vitin 2020, Kuvendi ka zgjedhur  kreun e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Me 98 vota pro është zgjedhur në këtë post Artur Metani.

Artur Metani është vëllai i deputetes socialiste, Eglantina Gjermeni, e cila nuk ka marrë pjesë në votim, për shkak se ndodhej në kushtet e konfliktit të interesit.

Artur Metani ka mbajtur postin e Avokatit të Shtetit. Ai ishte renditur i pari në listën që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i kishte dërguar Kuvendit.

Po ashtu Kuvendi votoi sot për Milva Ekonomin, duke e zgjedhur në krye të Komisionit të Ekonomisë ashtu siç u propozua në mbledhjen e PS.

Ajo do të zëvendësojë në këtë post  Arben Ahmetajn, pas emërimit të këtij të fundit si ministër i Rindërtimit.

Të fundit