Flash News

KRYESORE

Vëllai i Edi Ramës në negociata për të blerë Salernitanën për 16 mln euro

Vëllai i Edi Ramës, Olsi Rama është në negociata për të blerë klubin italian të Salernitanës. Portali salernogranata.it, shkruan se pronari i klubit të Partizanit, Gazmend Demi dhe drejtori i klubit, Olsi Rama, po negociojnë që të blejnë Salernitanën.

Ky klub është në pronësi të Klaudio Lotitos, që zotëron edhe Lazio-n, ku drejtor i përgjithshëm është Igli Tare.

“Grupi i parë që interesohet është italian, ndërsa grupi i dytë është shqiptar. Ky i fundit kryesohet nga Olsi Rama, vëllai i kryeministrit shqiptar dhe aktualisht drejtor i përgjithshëm i Partizanit të Tiranës, që këtë sezon arriti të shpallej kampion pas 20 vitesh. Presidenti i klubit shqiptar, përveç të tjerash është edhe mik i ish-drejtorit të përgjithshëm të Juventusit, Luçiano Moxhi.

Grupi i shqiptarëve në ditët në vijim pritet që të formulojë një ofertë konkrete. Me 16 milionë euro marrëveshja mund të mbyllet, ndonëse në muajt e kaluar Lotito pat refuzuar disa propozime konkrete për shitjen e klubit”, shkruhet në faqen italiane të internetit.

Të fundit