Flash News

KRYESORE

“Vëllai i ministrit Xhafaj është arrestuar, ndodhet në burg”, deklarata e fortë nga Italia për promovimin e “Kurbanit” të Ramës

“Vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj është arrestuar dhe ndodhet në burg”. Është kjo deklarata e guximshme e dhënë për gazetën italiane “La Stampa” nga Qendra e Kulturës Shqiptare  me seli në shtetin fqinj.

Pikërisht kjo pjesë është theksuar nga gazeta italiane, duke e theksuar se deklarata është bërë nga kjo qendër, në kulmin e debateve që kanë përfshirë politikën shqiptare, sa i takon akuzave të opozitës kundër vëllait të ministrit Xhafaj, se është një i dënuar për trafik droge në Itali, por me mbështetjen e ministrit sot vijon të jetë i lirë.

“Vëllai i ministrit të Brendshëm është në burg, është arrestuar nga policia” thuhet në paragrafin e fundit të shkrimit.

Ky shkrim erdhi pas incidentit që ndodhi në aktivitetin ku Rama po promovonte sot librin e tij “Kurbani” në “Sallonin e librit” në Torino./Politiko.al/

 

 

Të fundit