Flash News

KRYESORE

Vëmendja te Botërori, futbollisti habit me deklaratën: Jam homoseksual; faleminderit shokëve të ekipit

Ndërkohë që e gjithë vëmendja është e përqëndruar te Kupa e Botës që po zhvillohet në Rusi, futbollisti i Minesota Junajtid në SHBA, Kolin Martin, ka bërë një deklaratë surprizuese që ka gjetur hapësirë në të gjitha mediat e botës.

Martin ka pranuar publikisht se është homoseksual; një hap i guximshëm ky dhe i pazakontë për botën e futbollit. Ai ka theksuar se familja dhe shokët e ekipit janë të informuar për orientimin e tij seksual dhe i ka falenderuar ata për mbështetjen e dhënë.

“Këtë mbrëmje skuadra ime, Minesota Junajtid po mban natën e krenarisë. Një mbrëmje e rëndësishme për mua pasi do të deklaroj publikisht, për herë të parë, se jam një lojtar gay. Kam qenë i deklaruar si gay për familjen time, shokët e skuadrës, por edhe shokët e e tjerë. Kam luajtur për 6 vite në MSL. 4 vite i kam kaluar te DC Junajtid, ndërsa 2 në Minesota. Të gjithë shokët e skaudrës e dinë këtë fakt dhe dua t’i falenderoj që më kanë mbështetur pa kushte, duke më pranuar siç jam. Kam marrë shumë mbështetje nga shumë njerëz dhe kjo e bëri vendimin tim edhe më të lehtë”, është shprehur Martin.

Të fundit