Flash News

KRYESORE

‘Vend i keq evropian’, Meta reagon pas fjalimit të liderit suprem të Iranit: Shqipëria nuk është një vend djallëzor

Presidenti Ilir Meta, ka reaguar pas fjalimit së liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei, i cili i dërgoi një mesazh indirekt edhe Shqipërisë.  Ai foli për një vend shumë të vogël, por shumë të keq evropian që strehon armiqtë e Iranit.

“Është një vend shumë I vogël por shumë i keq evropian, ku elementë amerikanë bashkëpunojnë me tradhtarë iranianë dhe planifikojnë kundër Republikës Islamike”, ishte mesazhi i liderit suprem, por pa përmendur Shqipërinë.

Përmes një postimi në Facebook, Meta nënvizon se Shqipëria nuk është një vend djallëzor dhe shton se vendi mbetet i vendosur në angazhimet përkrah SHBA dhe vendeve të NATO-s në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar.

“Raketat e lëshuara nga Irani drejt dy bazave ushtarake irakiane që strehojnë ushtarakë amerikanë dhe personel të koalicionit, janë një veprim provokues me pasoja të rrezikshme për rajonin dhe stabilitetin e tij. Irani duhet të respektojë marrëveshjet ndërkombëtare, ligjet ndërkombetare dhe detyrimet e tyre në interes të paqes.

Shqipëria nuk është një vend djallëzor, por një vend demokratik që ka vuajtur nga një diktaturë djallëzore e pashembullt, ndaj të drejtat e njeriut i ka të shenjta.

Prej dy dekadash Shqipëria mbetet e vendosur në angazhimet e saj përkrah SHBA dhe vendeve të NATO-s në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe çdo akti që vë në rrezik stabilitetin dhe paqen në botë”, shkruan Meta.

Të fundit