Flash News

KRYESORE

Vende pune në këmbim të votës, kallëzohet në Prokurori administratori Njësisë bashkiake Nr.2 në Tiranë

Vende pune në këmbim të votës, kallëzohet në

Elez Gjoza, Administrator i Njësisë bashkiake Nr.2 në Tiranë është kallzuar në Prokurori pasi akuzohet se ka regjistruar fiktivisht rreth 60-70 shtetas shqiptar. Këta janë rregjistruar me të njëjtin kod banimi në banesën në pronësi të tij.

Dje specialistët e Seksionit të Hetimit të Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë referuar materialet proceduriale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të tij.

Gjithashtu këto specialistë, po punojnë për saktësimin e gjeneraliteteve të këtyre shtetasve.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë së Rrrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Detyrimi për pjesëmarrje në veprimtari politike”, “Korrupsioni pasiv në zgjedhje” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga nenet 328/a, 328/b dhe 186/3 të Kodit Penal.

 

Të fundit