Flash News


KRYESORE

Vende të lira pune në Gjermani, punëdhënësit kërkojnë 1.064 milionë punëtorë

Vende të lira pune në Gjermani, punëdhënësit

Instituti i Hulumtimeve të Punësimit (IAB), ka publikuar një raport sipas të cilit Gjermania nuk ka pasur kurrë më shumë vende të lira pune se sa tani. Në tre muajt e parë të vitit 2017 punëdhënësit kërkojnë 1.064 milionë punëtorë, që është 9.000 më shumë se në tremujorin e fundit të vitit 2016, e cila deri tani ka mbajtur rekordin, raporton AFP, shkruan albinfo.ch.

IAB bazon vlerësimin e tij në përgjigjet nga 8,000 punëdhënësit nga të gjithë sektorët ekonomik. Rreth 77 % e të gjitha vendeve të lira janë në Gjermaninë Perëndimore. Rreth dy të tretat (64 %) e këtyre vendeve të punës kërkojnë punonjës të mundshëm vetëm duke përfunduar një punë, ndërsa vetëm 16 % kërkojnë punëtorë me arsim të lartë. Të tjerët, 20%e punëtorëve nuk presin ndonjë edukim special.

Të fundit