Flash News

KRYESORE

Vendet baltike 'godasin' Lukashenkon; ndalojnë hyrjen e Presidentit dhe 29 zyrtarëve të tjerë bjellorusë në territorin e tyre

Vendet baltike 'godasin' Lukashenkon; ndalojnë hyrjen e

Të tre vendet baltike, Estonia, Lituania dhe Letonia, kanë qenë të parat të cilat kanë ndërmarrë kufizimet e sugjeruara nga Perëndimi ndaj Bjellorusisë, duke sanksionuar Presidentin Alexander Lukashenko dhe 29 zyrtarë të tjerë bjellorus për dhunim të të drejtave të njeriut.

Masat e ashpra, nga Perëndimi ndaj Presidentit të Bjellorusisë, janë marrë pas rezultatit të zgjedhjeve të fundit, për të cilat Lukashenko akuzohet nga kundërshtarët e tij politik se i manipuloi për të zgjatur më tej sundimin e tij 26-vjeçar.

Sanksionet, e shpallura njëkohësisht nga tre vendet e Balltikut, kanë në shënjestër zyrtarët e akuzuar për manipulim të votave dhe që luajtën një rol kyç në dhunimin e protestuesve të cilët dolën në demonstrata për shkak të pakënaqësive me zgjedhjet e 9 gushtit.

Lukashenko, një aleat i Moskës, mohon mashtrimin elektoral duke u shprehur se protestuesit kanë mbështetje nga jashtë.

"Ne thamë se kemi nevojë për dialog dhe marrëveshje paqësore midis regjimit dhe shoqërisë, por shohim që regjimi nuk është i gatshëm për këtë. Për këtë arsye ne vendosëm të ecim përpara duke u bërë një shembull për vendet e tjera",  tha Presidenti Lituanisht Gitanas Nauseda.

Bashkimi Evropian ka bërë një listë të zëzë të individëve në Bjellorusi ndaj të cilëve do të ushtrohen sanksione të ngjashme. Vendet perëndimore kanë qenë kryesisht të kujdesshëm referuar situatës në Bjellorusi për të mos provokuar një ndërhyrje nga Rusia.

Tre shtetet e vogla baltike janë të gjitha anëtare të BE-së dhe NATO-s, ndërkaq Lituania dhe Letonia po ashtu janë shtete fqinje me Bjellorusinë.

Protestat masive në Bjellorusi

Protestat masive të nisura 3 javë më parë në Bjellorusi e arritën kulmin gjatë kësaj fundjave, ku dhjetëra-mijëra protestues dolën përsëri në rrugët në Minskut, duke kërkuar dorëheqjen e Lukashenkos. Të paktën 140 persona u arrestuan, njoftoi agjensia e lajmeve RIA e Rusisë në këto tubime.

Lukashenko ka kërcënuar të ndërpresë rrugët evropiane të tranzitit në të gjithë vendin e tij në shenjë hakmarrjeje ndaj çdo sanksioni. Mallrat nga Bjellorusia, e cila ka vendosur mbylljen e kufijve të saj detar përbëjnë pothuajse një të tretën e trafikut hekurudhor të Lituanisë. Bjellorusia është gjithashtu një rrugë kryesore tokësore për mallrat evropiane të detyruara për Rusinë.

Bjellorusia është aleati më i ngushtë i Rusisë midis shteteve të mëparshme Sovjetike, dhe territori i saj është tepër i rëndësishëm në strategjinë e Moskës për mbrojtjen nga evropianët. Presidenti Vladimir Putin ka ftuar Lukashenko në Moskë, një shenjë e përkrahjes së Kremlinit. Ministrat e jashtëm të dy vendeve pritet të zhvillojnë bisedime të mërkurën në Moskë.

Javën e kaluar, Kremlini njoftoi se kishte krijuar një forcë rezervë në gjendje të ndërhynte në Bjellorusi, edhe pse deri më tani nuk shihte të nevojshme një ndërhyrje të tillë. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov përsëriti të hënën se Moska ende nuk sheh nevojëshme të veprojë.

Ministria e jashtme gjermane kishte thirrur në diskutime ambasadorin Bjellorus këtë të hënë pas ndalimit të gazetarëve të huaj në Bjellorusi.

Gjatë tre javëve të protestave, Lukashenko ka humbur mbështetjen e një sërë figurash publike nga shkrimtarë dhe aktorë te sportistë. Nga një drejtues i guximshëm, ai ka denigruar në atë pikë sa të shfaqet në mediat vendase me kallashnikov dhe duke i quajtur protestuesit "minj".

Po ashtu, edhe Kisha Katolike në Bjellorusi  në një reagim gjatë ditës së sotme tha se kreu i saj, Tadeush Kondrusevich, ishte ndaluar të hynte sërish në Bjellorusi pas një udhëtimi në Poloni. Mendohet se shkak i këtyre masave të marra nga autoritetet Bjelloruse janë kritikat e drejtuesit të Kishës Katolike për trajtimin e ashpër të protestuesve nga forcat e sigurisë. Rojet kufitare nuk pranuan të komentojnë rastin.// Burimi Reuters// Përktheu dhe përshtati për Politiko.al, B.L.

Të fundit