Flash News

KRYESORE

Vendi i saj kundër hapjes së negociatave, ambasadorja në largim e Holandës: Privilegj të punosh në Shqipëri

Ambasadorja e Holandës në Shqipëri, Dewi van de Weerd ‏ka lënë sot vendin tonë, pasi i ka përfunduar mandati 4-vjeçar.

Përmes një postimi në ‘Twitter’, Weerd shprehet se tani do të fillojë një punë të re në Itali, ndërsa nuk i ka kursyer fjalët pozitive për vendin tonë.

“Po largohem drejt Italisë, ku do të fillojë një punë të re. Të thuash mirupafshim nuk është e lehtë, por ka qenë një privilegj i madh të shërbej si ambasadore e Mbretërisë së Holandës në Shqipëri. Unë dhe familja ime gjithmonë do të mbajmë mend kujtime të fortë të punës dhe jetesës në këtë vend të mrekullueshëm”, shkruan ajo, ku bashkangjitur me komentin ka postuar edhe një foto nga liqeni artificial dhe një tjetër nga sheshi Nënë Tereza.

Holanda, nga ana tjetër ka qenë dhe vijon të mbetet një ndër vendet më skeptike sa i takon progresit të Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, aq sa qeveria vendase ishte gati të vendoste veton për hapjen e negociatave, të cilat u shtynë për vitin tjetër.

Të fundit