Flash News

KRYESORE

Vendi në krizë të thellë psikologjike, shënohen tre vetëvrasje vetëm sot

Vendi në krizë të thellë psikologjike, shënohen tre

Pas rastit të parë në mëngjes herët kur një 60-vjeçar, roje në plazhin e Sarandës, i ka dhënë fund jetës duke u vetëmbytur në det, dy raste të tjera janë lajmëruar në orët e mesditës. Të gjitha këto flasin për një krizë të thellë shpirtërore të njerëzve, të cilët nuk kanë më asnjë shpresë në hallet e tyre.  Një burrë dhe një grua kanë tentuar flijimin në dy raste të ndryshme në Fier, ku njëri ka gjetur vdekjen, ndërsa tjetri ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Gjatë ditës së djeshme, e mërkurë, në fshatin Kurjan, Roskovec, në banesë, është gjetur e vetëvarur N.K., 65 vjeçe.

Gruaja është gjetur nga familjarët e pajetë, ku çdo tentativë për t’i ardhur në ndihmë ka qenë e kotë. Rasti i dytë ka ndodhur në fshatin Daullas, ku në banesë, është vetëhelmuar me fostoksinë 44-vjeçari I.G. Ai është gjetur gjatë së mërkurës në gjendje të rëndë nga familjarët, ku aktualisht ndodhet në spitalin e Fierit në gjendje kritike.

Nuk dihen ende shkaqet që e kanë shtyrë gruan që t’i japë fund jetës dhe as 44-vjeçarit që të tentojë flijimin. Për të dyja rastet materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit për vlerësim, lidhur me veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Të fundit