Flash News

KRYESORE

"Vendi nuk është në luftë, por të gjithë duan të ikin. Çfarë po ndodh në Shqipëri?"

"Vendi nuk është në luftë, por të gjithë duan

Vendi i tyre nuk është në luftë, as nuk udhëhiqet nga një regjim autoritarist, dhe as nuk është shkatërruar nga fatkeqësitë natyrore. Sërish dëshira e shqiptarëve për të emigruar është ndër më të fortat në planet.

Kjo është historia e Alban Tufës, kapur nga autoritet britanike në një kamion me lodra fëmijësh dhe i riatdhesuar menjëherë.

“Në fshatrat shqiptare, të gjitha familjet kanë dikë në emigrim. Kështu që u nisa dhe unë”, thotë ai për gazetën ‘Daily Times’.

Sipas një sondazhi të Gallup-it vitin e kaluar, 60 përqind e shqiptarëve do donin të iknin nga Shqipëria, një numër që e bën Shqipërinë të katërtën në botë. Kjo uri është edhe më e lartë ndërmjet të rinjve.

Megjithëse qeveria nuk mbledh të dhëna për emigrimin, besohet se rreth 1.2 milion shqiptarë jetojnë jashtë-numër i barabartë me 40 përqind të popullatës.

Kryeministri Rama, megjithatë, nuk mendon se ka ndonjë krizë migratore në Shqipëri. “Ka njerëz në të gjithë botën që shkojnë nga një vend në tjetrin”, tha ai në dhjetor.

Vitet e fundit, edhe pse konsiderohet si vend i sigurt, shqiptarët janë ndër kërkuesit më të mëdhenj të azilit në BE. Vetëm në gjysmën e parë të vitit 2018, 17 mijë shqiptarë plotësuan aplikime për azil, më të shumtit nga një vend europian.

Publikuar në Daily Times më 14 shkurt 2019

Të fundit