Flash News

KRYESORE

"Vendi po përballet me katastrofën", Basha propozon planin e rimëkëmbjes: 5 hapa për t'u përballur me krizën e pandemisë

"Vendi po përballet me katastrofën", Basha propozon planin e

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një prononcim për mediat ditën e sotme ka prezantuar një plan rimëkëmbje me 5 hapa, për daljen nga situata katastrofike që ndodhemi për shkak të pandemisë.

Duke folur për një valë tjetër infeksioni, Basha i ka bërë thirrje qeverisë të zbatojë këtë plan si masë paraprake ndaj koronavirus.

“Paketa totale e ndihmës nuk kalon 101 milionë euro, është qesharake me atë që ka disbursuar Kosova. Është përkeqësuar gjendja e vijës mbrojtëse, mjekëve, infermerëve, që sot është më i ekspozuar. Nuk ka marrë shpërblimin e premtuar nga qeveria. Kjo armatë nuk ka kapacitete për të përballuar valën e dytë të pandemisë. Kështu, ne jemi këtu sot për të prezantuar planin me 5 hapa.

Është kërkesa, ose thënë më saktë oferta që i bëjmë qeverisë për të bërë detyrën për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

  1. Mbështetje dhe përgatitje e sistemit shëndetësor, me qëllim që të përgatiten për një shpërthim tjetër të infeksionit të COVID-19. Kjo është hartuar nga specialistët më të mirë që ishin në këtë sallë javën e kaluar

a).Plani ka për bazë rritjen e numrit të testimeve 2500 në ditë, kjo sepse 35% e testimeve rezultojnë pozitive.

b).Rimburism i plotë për marrjen e mjekimit ambulator të sëmurëve me COVID. Çdo i sëmurë me COVID, në rast trajtimi harxhon 600 mijë lëkë të vjetra. Në rast trajtimi intensiv shuma e shpenzuar është 1 milion lekë të vjetra në muaj. Asgjë që shpenzoni për t’u trajtuar nuk rimbursohet nga shteti. Ne planifikojmë që këto shpenzime të rimbursohen.

c). Sigurimi i pajisjeve mjekësore për mjekët.

d).Bonusi i premtuar nga qeveria 1000 euro për cdo mjeke dhe 500 euro për çdo infermierë në Shqipëri. Duhet pa vonesë që për 6 muaj me radhë që mjekët dhe infermierët të marrin bonusin e tyre.

2. Fëmijët tanë të arsimohen të sigurtë: Të garantojmë që fëmijët dhe mësuesit në shkollë të jenë të sigurtë, duke:

a)Përmirësuar kushtet sanitare në shkolla duke përfshirë furnizimin me ujë, paisjen me maska mbrojtëse dhe dezinfektimin e rregullt të ambienteve mësimore.

b)Kryer testimin periodik për mësuesit dhe stafin ndihmës.

c)Investuar në teknologji për rastet kur mund të aplikohet mësimi në distancë, përfshirë ndihmën për familjet me të ardhura të ulta për të blerë tableta për fëmijët e tyre, në mënyrë që edhe ata të përfitojnë nga mësimi në distancë.

  1. Asnjë shqiptar të mos lihet pas dore:

a)Të mbështesim ata që kanë humbur vendin e punës. Çdo individ që ka humbur vendin e punës nga pandemia gjatë këtij viti, të përfitojë një çek mujor prej 16 mijë lekë të reja në muaj, përvec pagesës ligjore për papunësinë, për një periudhë prej 6 muajsh.

b)Krijimi i një Fondi të Punësimit për të mbështetur bizneset për të rimarrë në punë të larguarit gjatë pandemisë, duke i alokuar cdo punëdhënësi që rimerr në punë një individ që ka humbur vendin e punës prej pandemisë, një shumë mujore prej 20 mijë lekë të reja në muaj për një periudhe prej 6 muaj.

c)Dyfishimi i ndihmës ekonomike për çdo familje që trajtohet me ndihmë ekonomike.

d)Çdo pensionist të përfitojë një çek mujor prej 2 mijë lekë të reja në muaj për përballimin e kostove shtesë të pandemisë, për 6 muaj.

  1. Ndihmë për biznesin e vogël: Mbështetje e drejtpërdrejtë për të gjitha bizneset e vogla të prekura nga pandemia. Çek prej 1000 euro për çdo biznes të vogël aktiv.
  2. Mbështetje për biznesin prodhues dhe punëdhënësit e mëdhenj:

a)Për 6 muajt e ardhshëm, subvencionim i 50% të qirasë për ambjentet e punës ose heqje e taksës së pronës për bizneset pronare të ambjenteve të punës.

b)Shtrirja në kohë dhe rikonceptimi i kritereve të përfitimit nga të dy skemat e garancisë sovrane, për ta bërë më të aksesueshme dhe të përballueshme kredimarrjen nga biznesi. Përcaktimi i një tavani prej 2% të normës së interesit për biznesin, duke subvencionuar çdo përqindje mbi këtë vlerë në kredimarrjen për investime dhe shpenzime operative”, theksoi Basha.

Sipas kryedemokratit, “nëse merren këto masa atëhere mund të themi se janë nxjerrë mësimet nga këto 6 muaj katastrofike. Nëse këto masa nuk merren siç ne kërkojmë me forcë sot, dhe jo rekomandojmë, për shkak të papërgjegjshmërisë atëherë përgjegjësia është e gjitha e qeverisë dhe kryeministrit.”

Të fundit