Flash News

KRYESORE

“Vendim historik”, Enkelejd Alibeaj: Lënia e mandateve u firmos edhe nga kandidatët në pritje

“Vendim historik”, Enkelejd Alibeaj: Lënia e mandateve u firmos

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enekelejd Alibeaj teksa e ka vlerësuar si një akt historik për të tashmen dhe të ardhmen e vendit, ka shpjeguar juridikisht lënien e mandatit. Sipas tij ka ligjshmëri që deputeti të vendosë për të lënë mandatin, por nuk ka ligjshmëri që Kuvendi të jetë i gjymtuar pa pjesën tjetër të deputetëve siç e thotë Kushtetuta.

“Është një akt historik për momentin, për të shkuarën dhe për të ardhmen. Kodi zgjedhor përcakton që nga momenti që një deputet, shumë deputetë vendosin të lënë mandatin me vullnetin e tyre të lirë, vijnë ata zëvendësues brenda listës së partisë ose koalicionit. Nuk ka koalicion vetëm një listë të përbërë dhe sot është proceduar me dorëheqjen e të gjithë atyre që kishin devizën e deputetit. Kanë firmosur edhe ata në lsitë në pritje, pasi jo vetëm ligji edhe precedentët se edhe ata që e kanë  fituar të drejtën e mandatit kanë te drejtën të shprehin vullnetin e tyre”, sqaroi ai ne Abc News.

Alibeaj theksoi se firmosja për lënien e mandateve u bë në mënyrë transparente pasi sipas tij është koncepti i besimit të publikut ndaj të zgjedhurve të vet dhe lënia duhet të jetë një akt në dritën e diellit.

“S’ka mënyrë të fshehtë. Ajo që mban fort autoritetin e parlamentit është marrëdhënia me qytetarët që i përgjigjesh çdo ditë është koncepti i besimit të publikut ndaj të zgjedhurve të vet dhe lënia duhet të jetë një akt në dritën e diellit. Ligji dhe logjika kushtetuese është që populli na ka dhënë mandate dhe është e drejta jonë t’i nënshtrohemi vullnetit të popullit”.

Pyetur nwse ka kushtetueshmëri një parlament pa opozitën, Alibeaj tha se ai është një parlament i gjymtuar, ndërsa pyetjes se nëse Rama mund të plotësoje vendet, ai tha se kushtetueshmërisht dhe politikish nuk është e mundur.

“Jo nuk ka. Ka ligjshëmri e drejta e deputetit për të lënë mandatin e vet. Kushtetuta thotë që parlamenti përbëhet nga 140 deputetë absolutisht është i gjymtuar. Kushtetueshmërisht jo, politikisht jo. Vetëm i çmendur”, përfundoi Alibeaj.

Të fundit