Flash News

KRYESORE

“Vendim i mirë për shqiptarët e jo për qeverinë”, Bushati reagon sërish për negociatat dhe akuzon opozitën

“Vendim i mirë për shqiptarët e jo për

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar sërish pas vendimit të Bashkimit Europian për të mos hapur negociatat me Shqipërinë dhe këtë herë ka lëshuar akuza ndaj opozitës.

Bushati thekson se vendet e BE-së me vendimin e djeshëm kanë skicuar rrugën e pakthyeshme të Shqipërisë drejt anëtarësimit, si dhe kuadrin kohor dhe instrumentat e ndërveprimit me Komisionin Europian.

Ministri thotë se nuk do që të besojë se PD është mërzitur nga vendimi i mirë për shqiptarët e jo për qeverinë, por preferon të mendojë se akoma nuk ka gjetur kohën për të lexuar si duhet atë vendim.

“Vendet anëtare skicojnë rrugën e pakthyeshme drejt anëtarësimit, kuadrin kohor dhe hapat e instrumentet e ndërveprimit të Shqipërisë me Komisionin Europian. Opozita në Tiranë nxin. Unë kurrsesi nuk dua të besoj se partia, e cila kërkon të qeverisë vendin është mërzitur nga vendimi i mirë për Shqiptarët e jo për qeverinë. Por, preferoj të mendoj se akoma s’ka gjetur kohën e mjaftueshme të lexojë si duhet atë vendim”, shkruan Bushati.

Basha në konferencë pas dështimit me negociatat: Është refuzim personal ndaj Edi Ramës; Qeveria nuk i plotëson kushtet as në 2019-n

Mirela Kumbaro tallet me Ditmir Bushatin, i publikon lajmin që ministri nuk do donte të lexonte

Të fundit