Flash News

KRYESORE

‘Vendime skandaloze në prokurori e gjykata’, Si përfitojnë nga faza e tranzicionit në Vetting subjektet e rivlerësimit

‘Vendime skandaloze në prokurori e gjykata’, Si

Instituti i Studimeve Politike, në raportin “Reforma në Drejtësi: Bilanci 2018-2019 – Monitorim, Analizë, Problematika“ ndalet te procesi i Vetingut dhe pikërisht te faza e tranzicionit.

ISP shkruan se një prej pasojave të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese lidhur me reformën në drejtësi është edhe e drejta e subjekteve të rivlerësimit për të dhënë dorëheqje nga procesi i vettingut në çdo kohë që ata e quajnë të arsyeshme, por gjithnjë para sesa procesi i vettingut të nisë.

“Për rrjedhojë ka raportime të shumta sipas të cilave individë me shanse minimale për të kaluar me sukses vettingun, janë duke përfituar nga periudha e tranzicionit derisa të vijë radha e tyre e vettingut, për të kryer akte korruptive në sistem apo për ta përdorur pozitën në drejtësi si burim përfitimi.

Gjithashtu, KPK në vendimet e tij ka dhënë të paktën 10 vendime, në të cilat rekomandon hetime të mëtejshme e konkrete për subjektin në rivlerësim, - proces që nuk ka ecur përpara dhe deri më tani nuk ka asnjë strukturë që po merret me to.

Ushtrimi i kontrollit të tyre deri përpara pak kohësh bëhej nga KLD dhe inspektorati i tij.

Tani që këto struktura nuk ekzistojnë dhe derisa të krijohet institucioni i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, sistemi është pothuajse pa kontroll. Ushtrimi i kontrollit nga Ministria e Drejtësisë, nuk ka peshën, besueshmërinë dhe nivelin profesional të tillë sa të mbajë sistemin nën mbikëqyrje cilësore dhe të ndalojë / parandalojë fenomenet negative. Kjo është një prej arsyeve që vazhdimisht bëjnë headline në media lajme të bujshme të vendimeve skandaloze në gjykata apo në prokurori”- thuhet në studimin e ISP.

Të fundit