Flash News

KRYESORE

"Vendimet do të merren pa Ramën". Si kaloi pa u vënë re deklarata e fortë e Palokës

"Vendimet do të merren pa Ramën". Si kaloi pa u

Edi Paloka, kreu i grupit parlamentar demokrat, ka bërë dje rreth mesditës një deklaratë për mediat, pak pas publikimit të dekretit të Presidentit Nishani për zgjedhjet e Kavajës. Të gjithë janë marrë me frazat standarde 'PD nuk do lejojë farsë zgedhore në Kavajë', apo 'nuk mund të ketë zgjedhje të lira pa opozitën', etj, pra 'mospjesëmarrjen e opozitës në zgjedhjet për bashkinë e Kavajës. Ajo që u ka shpëtuar medias dhe opinionistëve, ka qenë një tjetër fjali, që është e re në vetvete dhe e re si qëndrim. "Sot nuk është më koha për të pyetur Ramën dhe çdo vendim që do të merret do të merret pa Ramën', ka thënë kreu i parlamentarëve demokratë.

A e ka tejkaluar opozita Kryeministrin e vendit? Nuk e konsideron më pjesë të negociatave? A po negocion ajo me faktorë të tjerë politikë relevantë? Nëse po, me kë?

Të fundit