Flash News

KRYESORE

Vendimi i fundit i Erion Veliajt, rritet çmimi i ujit për familjet dhe bizneset në Tiranë

Vendimi i fundit i Erion Veliajt, rritet çmimi i ujit për familjet

Çmimi i ujit në Tiranë do të rritet nga 45 lek/ m3 në 65 lekë/m3 për familjarët dhe nga 135 lekë/m3 në 190 lekë/m3 për bizneset. ‘Panorama’ raporton për vendimin që propozon Bashkia Tiranë për Këshillin Bashkiak, ku janë parashikuar të gjitha tarifat e reja.

Rritja e çmimit do të prekë edhe tarifën fikse mujore. Aktualisht, çdo familje paguan 100 lekë në muaj si tarifë fikse dhe propozohet që kjo tarifë të dyfishohet në 200 lekë në muaj.

Tarifat rriten edhe për furrat e bukës apo buxhetorët. Sipas projektvendimit, furrat e bukës do të paguajnë nga 95 lekë/m3 që është tarifa aktuale në 130 lek/m3. Çmimet e reja parashikohet të hyjnë në fuqi nga 1 janari 2018.

Relacioni i Bashkisë flet për rritje të investimeve dhe sigurimin e ujit 24 orë për Tiranën. Në vendim, parashikohet që të mos ndryshojë tarifa për ujërat e ndotura.

Rritja e çmimit të ujit, plani i Veliajt u denoncua më 11 korrik

Të fundit